Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Zbarkimi në Svishtov. Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i rregullojnë ato në tablonë e madhe të kohës. Me kalimin e viteve dhe sipas qëndrimeve politike, ndikimeve dhe paragjykimeve të jashtme, interpretimet devijojnë nga kronologjia kauzale. Disa fakte mbahen në heshtje për të mos "irrituar" disa figura. Megjithatë, monumentet mbeten besnike ndaj realitetit, si dëshmitarë të paepur.

Monumenti në majën Shipka

Sot, për shembull, është shumë e vështirë të flitet për Çlirimin e Bullgarisë nga sundimi turk dhe sakrificën e 66 130 ushtarëve rusë që lanë kockat e tyre në trojet tona. Vullnetarët, mes tyre kirurgu i famshëm rus Nikollaj Pirogov dhe baronesha Julija Vrevskaja, e cila shiti pronën e saj për të formuar një detashment mjekësh dhe infermierësh për frontin, përmenden gjithashtu rrallë. Megjithatë, monumentet flasin në mënyrë elokuente për mirënjohjen dhe adhurimin e bullgarëve për veprën e tyre.

Nikollaj Pirogov

Ato janë mbi 400 dhe disa prej tyre tregojnë qendrat e veprimit ushtarak, si për shembull Shipka. Të tjerat janë ndërtuar në vendin e vdekjes së luftëtarëve. Nuk janë të pakta monumentet e ngritura  nga qeveria dhe qytetarët bullgarë në shenjë respekti, shembulli më i spikatur është monumenti i Mbretit Çlirimtar në zemër të Sofjes. 

Monumenti i Mbretit Çlirimtar në zemër të Sofjes

Pikërisht ky kujdes për kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke të 1877-1878 tërhoqi vëmendjen e historianëve Svetllana dhe German Shakarbievi, të cilëve u ka bërë përshtypje mirëmbajtja e shkëlqyer për 147 vjet.

Svetllana dhe German Shakarbievi

"Nuk mund ta besonim se kjo ishte e mundur - thotë German Shakarbiev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Ne i bëmë vetes pyetjen se kush i ruan këto monumente. Çdo herë habitemi kur takojmë këta njerëz. Ata janë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Mes tyre janë pensionistë, pylltarë, gjuetarë, mjekë, inxhinierë, biznesmenë”.

Svetllana dhe German Shakarbievi vendosën të organizojnë ekspozitën "Njerëzit dhe monumentet" në shenjë mirënjohjeje për gjashtë brezat e bullgarëve që ruajtën kujtimin e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878. Me mjetet e tyre ata kanë bërë 12 tablo që tregojnë historinë e monumenteve dhe të njerëzve. Realizojnë edhe dy dokumentarë, ndërsa këtë vit punën e tyre kërkimore e mbledhin në botimin dygjuhësh “Njerëzit dhe monumentet” me përshkrime të hollësishme të ngjarjeve.

Svetlana dhe German Shakarbievi në prezantimin e librit të tyre në Institutin Kulturor Rus më 29 shkurt 2024

"Historia në këto kohë të vështira shpesh bëhet objekt falsifikimesh - thotë Svetllana. – Shumë njerëz përpiqen të ndryshojnë faktet objektive të historisë, dhe monumentet janë artefakte. Secili prej tyre ka historinë e vet dhe njerëzit që kujdesen për ta ruajnë historinë objektive. Pikërisht ky qëndrim i bullgarëve ndaj monumenteve meriton respekt të thellë, ata ruajnë kujtimin e ushtarëve të huaj të vdekur në fushën e betejës dhe kjo duhet theksuar.

Në këtë kuptim, German dhe Svetllana e kuptojnë se sa i rëndësishëm është roli i njerëzve që mirëmbajnë monumentet dhe nuk harrojnë t'i falënderojnë ata. Me disa prej tyre bëhen miq. Ndër rojtarët e monumenteve është Lillko Georgiev nga Etropole, kryetar i grupit të gjuetisë në fshatin Bojkovec:

Monumenti i Çlirimit në Etropole

"Në zonën tonë kemi pesë monumente nga Lufta Çlirimtare Ruso-Turke - tha Lillko për Radio Bullgarinë. - U angazhuam për t'i pastruar dhe mirëmbajtur sepse jemi bullgarë, na vjen disi nga brenda. Njerëzit kanë vdekur, ne u jemi mirënjohës. Në rajonin tonë popullsia i ka ndihmuar shumë ushtarët rusë gjatë transportimit të topave nëpër mal. Në kushtet e vështira të dimrit, rreth 800 veta nga Etropole dhe rrethinat kanë hapur shtigje në borë, kanë hequr topat e groposura, prandaj duam që e gjithë kjo të mbahet mend. Popujt duhet të ruajnë historinë e  tyre!”

Ndaj Lillko dhe bashkëmendimtarët e tij ua përcjellin historinë fëmijëve të tyre ashtu siç e kanë mësuar nga gjyshërit e tyre, të cilët kanë ngritur monumentet.

Beteja për flamurin e Samarës. Artisti Petër Morozov

Gjatë luftës, disa nga betejat më të rënda janë zhvilluar pranë Stara Zagorës (Bullgaria Jugore), ku vullnetarët bullgarë kanë luftuar me vetëmohim për lirinë e tyre, krahas luftëtarëve rusë. Sot për monumentet në qytet dhe rrethinat e tij kujdesen të rinjtë e Lëvizjes Patriotike “Ivan Vazov – Rodina”.

"Lëvizja jonë u krijua për të ruajtur kujtesën historike të bullgarëve - vëren Stanimir Petrov. - Si njerëz që interesohemi për politikën, kemi kuptuar se historia është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimin e politikës dhe në formësimin e së ardhmes sonë.”

Lexoni më shumë:

Foto: pirogov.eu, Shtëpia Ruse në Sofje, BGNES, Darina Grigorova, Facebook /Etropole, bulgarianhistory.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD