Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet, muzikë simfonike, koncerte për piano, etj.
Panço Vlladigerov është themelues i shkollës pedagogjike bullgare për kompozim, e cila arsimoi disa nga kompozitorët më të shquar bashkëkohorë bullgarë. Ndër nxënësit e tij është edhe pianisti Alexis Weissenberg.
Për veprat e tij ai mori dy herë Çmimin e Mendelssohn-it të Akademisë së Berlinit (1918 dhe 1920). Ai punoi si pianist dhe kompozitor në Deutsches Theater të M. Reinhardt në Berlin (1920-32), duke kompozuar muzikë për produksionet e tij.
Në vitin 1932 u kthye në Bullgari dhe për katër dekada ishte profesor i pianos, muzikës së dhomës dhe kompozimit në Akademinë Shtetërore të Muzikës, që sot mban emrin e tij. Një sërë veprash të tij si Rapsodia Bullgare "Vardar" u bënë emblematike të muzikës bullgare.
Panço Vlladigerov u largua nga kjo botë më 8 shtator 1978.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..