Objektivi kryesor i Bullgarisë mbetet heqja e kontrollit kufitar tokësor brenda zonës Shengen sa më shpejt që të jetë e mundur brenda vitit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Rosen Zheljazkov në një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Austrisë Wolfgang Sobotka, transmetoi BTA. Sipas tij, kjo do t'i japë një shtysë edhe më të madhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Presidenca belge e BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare do të miratojnë deri në mesin e vitit 2024 një vendim për integrimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kjo është shënuar në një projekt-rezolutë që do të votohet më 19 mars në Komisionin e Peticioneve të Parlamentit Evropian. Dokumenti shqyrton problemet në trajtimin e trafikut të mallrave të rënda në pikat kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë.Bashkëpunimi energjetik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara kontribuon në rritjen e sigurisë dhe diversifikimit energjetik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në diskutimin "Fuqia në..
Natën e së mërkurës , do të zhvillohen vranësira mbi gjysmën perëndimore të vendit, me reshje të dendura dhe të shkurtra shiu në disa vende. Do të ketë kushte për breshër. Deri në mëngjes, reshjet do të arrijnë edhe në rajonet lindore. Në mëngjes,..
Nuk do të komentoja për atë që di ose nuk di për avionin luftarak F-16. Gjithçka duhet të ndodhë në rendin e duhur, tha në një intervistë për BNR-në gjenerali Atanas Atanasov, Zëvendëskryetar i Parlamentit. Ai thirri për datën 7 maj një..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para..