Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës, do të dorëzohet një mandat i dytë eksplorues për formimin e qeverisë.
Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov, konfirmoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri me mandatin e dytë "me një kandidat të pranueshëm reciprokisht për kryeministër, të nxjerrë nga grupi parlamentar i "GERB-SDS".
“Nuk duam një mandat të tretë”, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Është e qartë se po shkojmë në zgjedhje, çdo gjë tjetër është farsë dhe pikëllim, tha në Kuvend bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Deljan Peevski. "Z. Borisov e përjashtoi mandatin e dytë. Unë e përjashtoj të tretin, nëse është me DPS-në", shtoi Peevski.Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..