Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën në qershor në Zvicër. Kështu deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme Stefan Dimitrov në Konferencën e Dytë kushtuar sigurisë në Detin e Zi, në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Konferenca në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje organizohet bashkërisht nga ministritë e jashtme të Bullgarisë dhe Ukrainës.

Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten te SHBA. Putin mendonte se fqinjët e Ukrainës do të përçaheshin, por e kishte gabim. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një video-lidhjeje. "Ne punuam me Bullgarinë për të ndaluar dezinformimin e huaj," tha Blinken, duke vënë në dukje nevojën për ndihmë perëndimore për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
Ne duhet të forcojmë sigurinë në Detin e Zi, i cili është kyç për Bullgarinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rumania, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. Në një lidhje video, ai tha: "Vetëm humbja e Rusisë dhe kthimi i integritetit territorial në Ukrainë do të garantojë stabilitet dhe paqe," shtoi ai.
Foto: BGNES, BTALideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..