Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Karin Dom” ndan çmime në emër të bamirësit të saj Ivan Stançov

Foto: karindom.org

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do të ndahen çmimet për biznes të përgjegjshëm, institucion dhe kontribut personal për të ardhmen e fëmijëve.

Ivan Stançov

Në vitin 1996, ambasadori bullgar në Londër, Ivan Stançov, themeloi një fondacion për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta. Ai e transformoi shtëpinë e familjes së tij në Kopshtin e Detit në Varna në “Karin Dom” – në emër të kushëririt të tij me paralizë cerebrale, dhe mblodhi një ekip të vogël specialistësh në të, të cilët, me ndihmën e kolegëve nga Anglia, studiojnë metodat më moderne terapeutike. Kështu, çdo vit fondacioni ofron shërbime dhe terapi profesionale për mbi 400 fëmijë dhe familje nga e gjithë vendi.

Mbrëmja do të hapet me një diskutim mbi fuqinë e bamirësisë, vullnetarizmit dhe ndërtimit të një komuniteti të angazhuar pas kauzave kuptimplote. Do të nderohen kompanitë, iniciativat, institucionet dhe personat që kanë kontribuar në bamirësi dhe në të ardhmen e fëmijëve.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: karindom.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Vidin feston Ditën e Shpirtit me një festival të ri kulturor

Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..

botuar më 25-10-22 6.10.PD

Shën Joan Rillski – mrekullibërësi nga shkretëtira e Rillës

Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari.  Mendohet se Joan Rillski..

botuar më 25-10-19 6.05.PD

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..

botuar më 25-10-02 4.45.PD