Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor përmes një interviste direkte të standardizuar me tableta të 1000 qytetarëve të rritur, të realizuar me fonde të veta.
Koalicioni GERB-SDS merr 25.1% mbështetje për Asamblenë Kombëtare, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) -15.4%, "Vëzrazhdane" - 15.2%, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 14.8%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.1% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 6.2%. “Bullgaria Blu” me 3,3% dhe “Bullgaria Solidare” me 2,4% mbeten nën barrierën për të hyrë në parlament.
“Një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje do të jetë renditja e lojtarëve të dytë, të tretë dhe të katërt politik”, komentoi Pavell Vëllçev nga agjencia sociologjike.
Dyzet e dy për qind e njerëzve kanë thënë se do të votonin në zgjedhje. Prej tyre, 72% kanë vendosur se kë do të mbështesin, 16% e kanë bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore dhe 12% ende hezitojnë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..