Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Foto: arkiv

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Krishtit. Kjo është edhe dita e fundit kur ortodoksët përshëndesin njëri-tjetrin me “Krishti u Ringjall!”. Gjatë këtyre 40 ditëve, Shpëtimtari u shpjegoi dishepujve të tij thelbin e Mbretërisë së Qiellit dhe kuptimin e Shkrimeve të Shenjta. Ai gjithashtu u foli atyre për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë. Në fund të misionit të Tij shpëtues, pasi foli edhe një herë me apostujt dhe Nënën e Zotit, Krishti i çoi në rrëzë të Malit të Ullinjve, i bekoi dhe u ngjit në qiell, i ngritur nga një re.

Të krishterët e hershëm nderuan Ngjitjen e Lavdishme të Jezu Krishtit në një shpellë në mal dhe kur Krishterimi u shpall feja zyrtare, Kisha filloi të kremtojë festën rreth shekullit IV-V.

Bullgarët e quajnë këtë festë të lëvizshme të Zotit Spasovden (Dita e Shpëtimit), sepse akti i shpëtimit të njeriut përfundon me Ngjitjen e Krishtit në Qiell. Sipas besimit popullor, në këtë ditë shpirtrat e të ndjerëve që kremtojnë Ngjalljen e Ndritur të Krishtit kthehen në mbretërinë e të vdekurve.

Në vendin tonë ka shumë kisha ortodokse që kremtojnë në mënyrë solemne festën e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiell. Midis tyre është "Ngjitja e Shenjtë e Zotit Krisht" në Carevec.

Kisha Patrikane „Shën Ngjitja e Zotit Krisht në Qiell“ në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo

Për gati dy shekuj, Patrikana e Tërnovos ngrihet në majën e kodrës Carevec - arritja më e lartë në historinë e kishës bullgare. Patriarku i parë i Patrikanës së Pavarur Bullgare, e cila ekzistoi deri në vitin 1416, ishte Joakim Tërnovski dhe i fundit nga 15 patriarkët ishte Shën Evtimij Tërnovski.

Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiell kremtohet me solemnitet të veçantë edhe në fshatin Bov të malit Stara Pllanina, i cili sot feston 818 vjetorin e themelimit.

Kisha „Ngjitja e Zotit Krisht në Qiell“ në fshatin Bov

Për të 19-in vit radhazi, festimet kushtuar dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Gara Bov, nisin në këtë ditë dhe vazhdojnë deri në Ditën e Rrëshajave. Këtë vit kjo festë mbledh familjet në një nismë bamirëse “Buka e familjes sime”:

“Ziejeni bukën, sillni në festë dhe dhurojini kishës së ardhshme të “Shën Trinisë së Shenjtë”, regjistroni në “Regjistrin e familjeve”! - ftojnë organizatorët dhe shtojnë se të gjitha fondet e dhuruara në ankand për bukën familjare do të përdoren për ndërtimin e tempullit të ardhshëm: "Do të merrni bukë të brumosur me dashuri! Nëse vini një herë, do dëshironi të ktheheni, përsëri në këtë fshat të vogël me histori interesante dhe legjenda të shumta..."

Edhe lagjja e kryeqytetit “Lozenec” kremton sot festën e saj me një liturgji të shenjtë solemne në kishën "Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit".

Kisha „Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit“ në lagjen Lozenec

Pasdite, në kopshtin përballë tempullit, fëmijët janë të ftuar në një program të pasur kulturor. Ai përfshin shfaqje nga grupet vokale të fëmijëve, shfaqje kërcimi, mësime aktrimi, punëtori artistike, seminare teknologjike dhe një shfaqje mode.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: tsarevets.eu, bov.bg, facebook.com/Bov1206, vazdvijenie.bg, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD