Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Një platformë e re elektronike lidh ata që kanë kërkuar mbrojtje në vendin tonë me punëdhënësit e tyre të ardhshëm

Foto: pixabay

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, këta persona mund të fillojnë punë në kushte të barabarta me shtetasit bullgarë. Statistikat e vitit të kaluar na japin të dhëna elokuente - vetëm 176 mijë qytetarë ukrainas morën mbrojtje të përkohshme në vendin tonë. Deri në fund të shkurtit të vitit 2024 prej tyre vetëm 63 mijë kanë mbetur përgjithmonë në territorin e vendit tonë, pasi me dokumentin e tyre të përkohshëm të mbrojtjes mund të jetojnë në çdo vend anëtar të BE-së. 

A është Bullgaria tërheqëse për njerëzit që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që sjellin aftësi, talent dhe përvojë të vlefshme në komunitetet e huaja ku gjetën shpëtimin? Në kërkim të një përgjigjeje në vendin tonë, së fundmi tek ne u hap platforma e parë e këtij lloji për ndërmjetësimin mes refugjatëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Informacioni atje jepet në anglisht, frëngjisht, ukrainisht, rusisht, arabisht dhe gjuhë të tjera më të rralla, ndërsa ndihma ofrohet nga Fondacioni për Qasje tek të Drejtat (Foundation for Access to Rights) - FAR, në partneritet me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. 

Platforma funksionon prej gati dy muajsh dhe gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 429 persona që dëshirojnë të gjejnë punë në Bullgari. Megjithatë, numri i propozimeve për ta nuk është i madh deri tani. Vetëm 18 punëdhënës të rinj kanë shpallur konkurset e tyre - 32 në numër. Megjithatë, janë rreth 10 kontrata të nënshkruara dhe për secilën procesi është i gjatë dhe me pengesa të ndryshme administrative.

Fushat kryesore për të cilat kërkohet personel nga emigrantët janë ndërtimi, hoteleria, ushqimi dhe lloje të ndryshme prodhimi. Ka shpallje rekrutimi për punë humanitare, për siguri, për restorante të ushqimit të shpejtë. Rezulton se mes emigrantëve është gjithashtu e vështirë të gjesh punëtorë për punë me kualifikim të ulët. Nga të regjistruarit në platformë, pjesa më e madhe e aplikantëve është me arsim të lartë, rreth 54%. 31% kanë arsim të mesëm ose profesional. “Ata që kanë deklaruar se kërkojnë punë me nivel më të ulët arsimor janë 9%, por këta janë persona që kanë studiuar në vendlindje, nuk kanë arritur të diplomohen dhe janë detyruar të shpërngulen në vendin tonë” – shpjegon Maria Necova nga FAR dhe koordinatore e platformës:

"Vendet e origjinës së punëkërkuesve nëpërmjet nesh janë kryesisht nga Ukraina, Siria dhe Afganistani - shpjegoi ajo në një intervistë për Radio Bullgarinë. - 30% janë nga Ukraina, 22% nga Siria, 17% nga Afganistani, ose gjithsej 70% e të gjitha kërkesave të pranuara në platformë deri më tani janë nga këto vende. Nga vendet e tjera ka shtetas të Iranit, Gazës, Egjiptit, Pakistanit, Rusisë, Indisë, Nepalit, Sudanit, Uzbekistanit, Tunizisë etj. 81% e punëkërkuesve janë të moshës 18 deri në 50 vjeç, d.m.th. në moshë pune, gjysma e të cilëve janë nga 18 deri në 29 vjeç. Shumë prej tyre janë studentë që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin në Bullgari për të gjetur një punë pas diplomimit. Pak prej tyre janë emigrantë ekonomikë, shumica kanë deklaruar se kanë statusin e rezidentëve të përhershëm në Bullgari ose që kërkojnë mbrojtje."

Vlen të përmendet se një numër i madh i emigrantëve që vijnë këtu flasin disa gjuhë - anglisht, turqisht, përveç gjuhëve të tjera më të rralla. Kjo do t'i ndihmonte ata të gjenin më lehtë punë në aktivitete më ekonomike. "Për momentin, megjithatë, ekziston një çekuilibër midis personave që kërkojnë punë dhe ofertat e punëdhënësve" - thotë Maria Necova:

„Pyetjet kryesore që u interesojnë punëdhënësve kanë të bëjnë me mënyrat për të punësuar emigrantët, nëse këta persona flasin bullgarisht, çfarë lloj përvoje profesionale kanë. Përndryshe, të paktën ata që na kanë kontaktuar duan të punësojnë të huaj dhe të përpiqen të tregojnë bashkëpunim. Por procesi për lidhjen e një kontrate është i gjatë, duhet të merren dokumente, certifikata mjekësore, si dhe një certifikatë mjekësore për pranim në restorante. Në këtë drejtim ndihmojnë shumë organizatat joqeveritare që luajnë rolin e ndërmjetësit. Përveç pengesës gjuhësore, problem i madh është edhe mungesa e strehimit të përhershëm dhe dhënia e kartës së identitetit dhe hapja e një llogarie bankare, e cila është edhe pengesë për punëdhënësit.“

Lexoni më tepër:
Foto: Pixabay, Facebook /Foundation for Access to Rights - FAR
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD