Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit në Manastirin e Shenjtë të Rillës në vitin 1469. Manastiri i Rillës është i pari institut kombëtar bullgar që u ringjall pas rënies së Bullgarisë nën sundimin osman", tha patriarku.
Ai komentoi vendimin e igumenit të Manastirit të Gigincit Nikanor për t'u tërhequr në Malin e Shenjtë, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kreun e sapozgjedhur të Kishës "Ne jemi mbi të gjithë njerëz dhe është mirë të komunikojmë me njëri-tjetrin, jo përmes Facebook", tha Patriarku Daniill.
Gjatë Liturgjisë së Shenjtë, lutjet drejt Zotit u dëgjuan në gjuhë të ndryshme, theksoi Patrikana Bullgare në faqen e saj të internetit. Të bashkuar nga gjuha e Dashurisë së Krishtit dhe uniteti liturgjik paqësor rreth Fronit të Shenjtë, së bashku me Patrikun bullgar të sapokurorëzuar, shërbeu Mitropoliti i Diospolit Emanuill (Patrikana Aleksandriane), Mitropoliti i Timoçkit Ilarion dhe Mitropoliti i Nishit Arsenij (Kisha Ortodokse Serbe), Peshkopi Hristofor i Karpasisë (Kryepeshkopata e Qipros), Mitropoliti Evstaij i Monemvasias dhe Spartës dhe Mitropoliti i Janinës Maksim (Kisha Ortodokse Greke), Mitropoliti i Korçës Joani dhe Mitropoliti i Amantias Nathanaili (Kisha Ortodokse Shqiptare). Në lutje morën pjesë përfaqësues të Patrikanës së Jerusalemit, Patrikanës Ruse, Patrikanës Gjeorgjiane dhe Kishës Ortodokse të Ukrainës. Liturgjia e parë patriarkale është veçanërisht e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë kishat ortodokse simotra lokale hyjnë në një bashkëveprim liturgjik.
Lexoni më shumë:
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..