Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më 15 korrik me iniciativë të PP-DB. Koalicioni do të përpiqet ta bindë Radevin që të shtyjë dorëzimin e mandatit të dytë për t'i dhënë kohë Kuvendit të zbatojë disa nga reformat që janë vonuar ndjeshëm, shkruajnë faqet "24 çasa" dhe "Dnevnik".
Kushtetuta nuk parashikon një afat të saktë në të cilin presidenti duhet të japë mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Por konstitucionalistët kanë theksuar gjithmonë se vonesa duhet të jetë brenda një kohe të arsyeshme.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje PP-DB-së që ta kthejnë mandatin për formimin e qeverisë, menjëherë pasi e marrin. Sipas tij, një kërkesë e mundshme për shtyrjen e dorëzimit për dy muaj është një pranim publik i pafuqisë.Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, qeverisë, ekonomistë dhe figura publike. Eventi u organizua bashkërisht nga Akademia Bullgare e..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..