Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të  drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon  një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski. Më 18 korrik të  këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet nga lindja e tij dhe tradicionalisht veprimtaritë  kushtuara kësaj date filluan më 11 korrik nga Monumenti i Apostullit të Lirisë  në qytetin Pleven me nisjen zyrtare të Marshimit Kombëtar "Nëpër gjurmët e  Apostullit". Për të 30-tën herë, 250 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të  vendit, bullgarë që jetojnë në SHBA dhe Angli, madje edhe të huaj nga Britania  e Madhe, Serbia dhe Austria u përfshin në sfidën për të kaluar kreshtën e pjesës  qendrore të malit Stara Pllanina.

Ideja e marshimit lindi në vitin 1994, kur mësuesi i historisë nga qyteti Pleven, Vasill Kopçev, u nis nga Manastiri i Trojanit dhe vizitoi vendet në rajonet e qyteteve Sopot dhe Karllovo, të lidhura me aktivitetet e Apostullit. Në vitet në vijim, itinerari historik tërhoqi edhe njerëz të tjerë. Sot është një ngjarje jo vetëm për patriotët e pasionuar, por edhe për adhuruesit e natyrës bullgare.

Sipas traditës, marshimi përfundon në qytetin e lindjes së Levskit, Karllovo më 18 korrik, ku të gjithë pjesëmarrësitdo të priten solemnisht në sheshin “Vasill Levski” në qytet. Ata do të marrin pjesë në veprimtaritë kushtuara 187 vjetorit të lindjes së bullgarit të madh që mbahen nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev. 18 korriku është gjithashtu festa zyrtare e qytetit, dhe Muzeu Kombëtar “Vasill Levski” - Karllovo është një nga institucionet kryesore të angazhuar me aktivitetet.

"Programi është mjaft i pasur. Ai filloi dhjetë ditë  para datës, dhe muzeu është organizator i disa nga ngjarjet - tha për Radio  Bullgarinë Dora Çausheva, drejtore e Muzeut Kombëtar “Vasill Levski” - Karllovo.  - Më 18 korrikun organizohet “Salloni letrar”, hapet ekspozita “Dëshmitarët e një  jete - legjendë” me materiale të muzeut, ku prezantohen vende të lidhura me jetën  e Vasill Levskit në qytet, të përshkruara në hulumtimin e ish-drejtorit të  muzeut, Dr. Stojan Kiçev. Disa prej këtyre objekteve edhe më sot mysafirët e qytetit  Karllovo mund të vizitojnë, por ka edhe të tillë që, për fat të keq, tashmë  janë zhdukur. Miq tanë tradicionalë janë pjesëmarrësit e Marshimit Kombëtar  "Nëpër gjurmët e Levskit", do të ndahen edhe çmimet tradicionale të  Komitetit “Vasill Levski” Karllovo dhe Fondacionit “Vasill Levski”. Dhe muzeu  ynë po viziton Muzeun e Letërsisë Artistike “Çudomir” në qytetin Kazanllëk ku prezantohet ekspozita "Vendet e  kujtesës (1873-1933) - Dimensionet e imazhit heroik të Levskit" e Institutit të Studimeve  Historike dhe Bibliotekës Qendrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila do të qëndrojë  në qytetin e trëndafilave deri në fund të korrikut. Aty do të prezantojmë edhe koleksionin  "Dokumentet dhe hulumtimet e reja. Vasill Levski", të cilin Muzeu  Kombëtar "Vasil Levski" - Karllovo e realizon tash e katër vjet. Dhe  shpresojmë që në këto ditë të verës të ketë shumë mysafirë në Karllovo, të  cilët do të vijnë qëllimisht për ngjarjet apo duke kaluar rastësisht nëpër  shtigjet e tyre turistike, të shfaqin interes ndaj veprimtarive kushtuara Apostullit  të Lirisë.”

Programi zyrtar më 18 korrik në Karllovo do të përfundojë  me valëvitjen e flamurit të Komitetit Revolucionar të qytetit dhe një paradë  solemne përkujtimore me fishek zjarri në sheshin qendror.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Facebook/muzeilevski
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..
Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..