Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në BE ka mirëkuptim të plotë për qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut

Ivan Kondov
Foto: BGNES

Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi  zëvendësministri i punëve të jashtme, Ivan Kondov, para komisionit parlamentar për politikën e jashtme, njofton BGNES. Kondov theksoi se kjo çështje është ngritur nga Bullgaria në forume diplomatike, takime dypalëshe dhe në Komisionin Evropian. Ka mirëkuptim të plotë për pozitën tonë, tha ai. “Është çështje tjetër se çfarë do të bëjnë autoritetet në Maqedoninë e Veriut. Ata po shkojnë më tej, po punojnë edhe kundër Korridorit nr. 8. Ata flasin për moszbatim, për ridrejtim të mjeteve”, theksoi zëvendësministri. “Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut varen edhe nga Beogradi. Partnerët tanë e kuptojnë gjithnjë e më qartë ndikimin e Beogradit. Ata shohin ndikimin në Bosnjë, Malin e Zi. Po u bëhet gjithnjë e më e qartë roli i Beogradit në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Kondov.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD