Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare.
Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Atanas Atanasov kujtoi ligjin e miratuar në vitin 2000, i cili e shpalli kriminel regjimin komunist. Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të udhëhequr nga kryetari i grupit të saj parlamentar, Borisllav Gucanov, e rrethuan deputetin, duke e ndërprerë atë dhe mbledhja u ndërpre përkohësisht.
“Demokracia do të thotë të jesh tolerant ndaj kundërshtarit”, komentoi Atanas Atanasov. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë një vlerësim për atë që ndodhi gjatë 45 viteve, kur u rrënuan fatet, u dhanë mbi 2000 dënime me vdekje dhe u vendos një regjim totalitar me një njeri. Ai i bëri thirrje GERB-SDS që të mos e përkrahin kryeministrin Dimitër Gllavçev, i cili ishte deputet dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare nga grupi i tyre parlamentar.
Kreu i GERB-it Bojko Borisov tha nga ana e vet se kryeministri dhe ministri i kulturës duhet të ndryshojnë menjëherë vendimin e tyre. “Në të njëjtën kohë desha që Gjen. Atanasov të dallohet nga nipërit e Sigurimit të Shtetit, që e menaxhojnë Sofjen, sepse nëse nuk e bën, do të duket si një arshin të dyfishtë”, shtoi ai.Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..