Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trazira në sallën plenare për propozimin për të shpërblyer një ministër komunist me çmimin më të lartë

Foto: BTA

Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare.

Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Atanas Atanasov kujtoi ligjin e miratuar në vitin 2000, i cili e shpalli kriminel regjimin komunist. Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të udhëhequr nga kryetari i grupit të saj parlamentar, Borisllav Gucanov, e rrethuan deputetin, duke e ndërprerë atë dhe mbledhja u ndërpre përkohësisht.

“Demokracia do të thotë të jesh tolerant ndaj kundërshtarit”, komentoi Atanas Atanasov. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë një vlerësim për atë që ndodhi gjatë 45 viteve, kur u rrënuan fatet, u dhanë mbi 2000 dënime me vdekje dhe u vendos një regjim totalitar me një njeri. Ai i bëri thirrje GERB-SDS që të mos e përkrahin kryeministrin Dimitër Gllavçev, i cili ishte deputet dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare nga grupi i tyre parlamentar.

Kreu i GERB-it Bojko Borisov tha nga ana e vet se kryeministri dhe ministri i kulturës duhet të ndryshojnë menjëherë vendimin e tyre. “Në të njëjtën kohë desha që Gjen. Atanasov të dallohet nga nipërit e Sigurimit të Shtetit, që e menaxhojnë Sofjen, sepse nëse nuk e bën, do të duket si një arshin të dyfishtë”, shtoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD