Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit shkaktoi shqetësime në sallën plenare.
Në një deklaratë nga foltorja parlamentare, deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Atanas Atanasov kujtoi ligjin e miratuar në vitin 2000, i cili e shpalli kriminel regjimin komunist. Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) të udhëhequr nga kryetari i grupit të saj parlamentar, Borisllav Gucanov, e rrethuan deputetin, duke e ndërprerë atë dhe mbledhja u ndërpre përkohësisht.
“Demokracia do të thotë të jesh tolerant ndaj kundërshtarit”, komentoi Atanas Atanasov. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë një vlerësim për atë që ndodhi gjatë 45 viteve, kur u rrënuan fatet, u dhanë mbi 2000 dënime me vdekje dhe u vendos një regjim totalitar me një njeri. Ai i bëri thirrje GERB-SDS që të mos e përkrahin kryeministrin Dimitër Gllavçev, i cili ishte deputet dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare nga grupi i tyre parlamentar.
Kreu i GERB-it Bojko Borisov tha nga ana e vet se kryeministri dhe ministri i kulturës duhet të ndryshojnë menjëherë vendimin e tyre. “Në të njëjtën kohë desha që Gjen. Atanasov të dallohet nga nipërit e Sigurimit të Shtetit, që e menaxhojnë Sofjen, sepse nëse nuk e bën, do të duket si një arshin të dyfishtë”, shtoi ai.Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..