Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes.
Festivali do të hapet me operën “Toska” me rastin e 165-vjetorit të lindjes së kompozitorit italian Giacomo Puccini. Për nder të tij do të prezantohen edhe dy vepra të tjera - "Madama Butterfly" dhe "Turandot". Në program përfshihet edhe opera "Medea" nga Luigi Cherubini dhe muzika "Mamma Mia!" nga Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus.
Në shfaqjen hapëse "Toska" do të marrin pjesë Radostina Nikollaeva, tenori gjeorgjian Mihaill Sheshaberidze, Veselin Mihajllov, këngëtarët e vegjël nga Kompleksi i Fëmijëve në Bellogradçik, Orkestra dhe Kori i Operës së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit italian Giampaolo Mazzoli.Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti..