Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht.
Ura е Bjallës u ndërtua mbi lumin Jantra në 1865 - 1867 me urdhër të guvernatorit të Vilajetit të Danubit, Midhat Pasha. Ndërtimi i objektit ishte i nevojshëm për shkak të autostradës së re që kalonte mbi lumin Jantra pranë Bjallës, e cila lidhte qytetin kryesor të Vilajetit të Danubit - Ruse, me kryeqytetin e Perandorisë Osmane - Stambollin.

Për ndërtimin e saj, inxhinieri polak Ludmil Rola, i cili ishte në shërbim të Midhat Pashës, kërkoi 3 milionë grosha, ndërsa Kolju Fiçeto, mjeshtri më i famshëm i Rilindjes, u angazhua për ta ndërtuar vetëm për 700 mijë grosha.

Sot, ura ka rifituar plotësisht pamjen e saj autentike, si dhe janë restauruar skulpturat e famshme të një nimfe, një grifoni, një luani dhe një mjellme. Pranë saj ndodhet një qendër inovative ekspozimi, ku vizitorët do të mund të mësojnë për jetën e mjeshtrit të famshëm vendas Usta Koljo Fiçeto. Ju këshillojmë të ngjiteni edhe në katin e dytë, ku mund të shijoni një pamje të jashtëzakonshme nga ura drejt lumit Jantra.
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..