Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev. Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në një tjetër dekret kreu i shtetit caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Në kabinetin e ri do të ketë një zëvendëskryeministër - ministren e financave Ljudmilla Petkova. Dallimi në përbërjen e zyrës së re të Gllavçevit dhe qeverisë së tij të mëparshme është largimi i figurës kontradiktore të ministrit të punëve të Brendshme Kalin Stojanov, vendin e të cilit e zë shefi i mëparshëm i "Policisë Kombëtare" Atanas Illkov. Kryeministri nuk do të jetë në të njëjtën kohë ministër i jashtëm, siç ishte më parë. Ministrinë e Jashtme do ta marrë ish-zëvendësministri Ivan Kondov. Karrigia e ministrit të mëparshëm të transportit, Georgi Gvozdejkov, është e zënë nga Krasimira Stojanova. Arsyeja për këtë ndryshim është një problem serioz në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, duke përfshirë rastin historik në të cilin pasagjerët duhej të shtynin një tren përgjatë linjës Plovdiv - Dimitrovgrad, shpjegoi Gllavçev.Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..