Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e një sezoni të ri. Para kësaj, më 16 shtator, Bashkia e qytetit Burgas dhe “Mary Boys Band” na ftojnë në një koncert festiv në Ditën e Parë të Shkollës, i cili gjithashtu titullohet "Vera po shkon, vjeshta po vjen".
“Dita e parë e shkollës është e rëndësishme për ne përderisa jemi nxënës dhe prindër të nxënësve. E duam gjithë jetën, sepse e lidhim me tufën e larmishme të fëmijëve që ecin në rrugën e ndritur të dijes, vërshojnë qytetin me zhurmë e hare, të shoqëruar nga të afërm e miq... Ne duam të mblidhemi të gjithë së bashku! Le të festojmë fillimin e Vitit të Ri Shkollor me këngët e preferuara nga kjo tufë e larme!”- shkroi Meri në profilin e saj në Facebook në lidhje me koncertin e 16 shtatorit në Burgas.
Përveç hiteve të tyre, të cilat janë aq të shumta sa nuk ka sesi t'i përfshijnë të gjithë në një koncert, në shfaqjet tash e tutje muzikantët e grupit do të prezantojnë edhe dy këngë të reja që u krijuan pas një pauze 6-vjeçare - "Përshëndetje" dhe "Peizazhi me ngjyra". Udhëheqësja e grupit dhe autore kryesore e muzikës dhe teksteve të këngëve - Maria Mutafçieva – Mari i thotë:
“Më në fund u ulëm dhe shkruam një këngë verore! Megjithatë, me gjithë koncertet dhe udhëtimet, ajo doli në mes të verës dhe pothuajse në fund të saj. Prandaj thamë me vete - pra çfarë, do të shkruajmë një tjetër këngë verore pastaj! Kështu që shumë shpejt prisni një tjetër këngë verore nga Mary Boys Band. Vera nuk do të ndalet fare!"
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: YouTube / Mary Boys Band, Facebook / Mary Boys BandKompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..
Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im". Ajo u shfaq në momentin kur..
Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës...
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty"...
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin..