Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit ngjarja filloi më 7 tetor me një punëtori argëtuese "Fantazitë e ngjyrshme të kungujve".

Festimet do të mbyllen në Ditën e Petkos - 14 tetor, kur Sevlievo do të festojë Ditën e Qytetit. Ky është edicioni i 102-të iaktivitetit, i cili organizohet çdo vit nga Bashkia e Sevlievos.

Punëtoritë e kuzhinës, demonstrimet sportive, festivali udhëtues "Rruga", vallëzimi tradicional në kohën e kungujve dhe mbledhja e interpretuesve nga klubet e valleve popullore bullgare – e gjithë kjo është vetëm një pjesë e vogël e programit të pasur.

Të dielën, më 13 tetor, në skenën kryesore të sheshit Svoboda do të ketë lojëra argëtuese për të rinj e të rritur, punëtori, muzikë, vallëzime, çmime dhe surpriza.

Festivali i kungujve në Sevlievo është kulmi i panairit tradicional të vjeshtës në qytet, i cili ka një histori të gjatë - u mbajt për herë të parë në vitin 1922 dhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së rajonit të Sevlievos.

Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Facebook /Sevlievo - Kryeqyteti i Kungullës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..