Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare", botuar në Sofja më 28 nëntor 1938, e cila caktoi një ditë në vit “të jetë për ta dhe për ne një festë e madhe e shpirtit bullgar”. Në atë kohë, kur në Bullgari tashmë ekzistonte një komunitet i madh i bullgarëve besarabianë, të cilët morën pjesë në zhvillimin e shtetit të ri bullgar, ata propozuan 29 tetorin - ditën në të cilën 100 vjet më parë u shenjtërua kisha "Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit" në Bollgrad (Ukrainë) për t'u festuar në Bullgari si Dita e Bullgarëve të Besarabisë. Mirë po, në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe festa nuk arriti të afirmohej. Ajo u rimëkëmbë mezi në vitin 1989 me propozimin e Shoqatës për Marrëdhëniet me Bullgarët Besarabianë dhe Taurian "Rodoljubec".
Tema e bullgarëve besarabianë nuk është ndër më të diskutuara në vendin tonë, por Bullgaria nuk i harron ata dhe përpiqet të krijojë kushte të mjaftueshme, që bashkatdhetarët që u shpërngulën shekuj më parë në territorin e Moldavisë dhe Ukrainës së sotme, të kthehen dhe të njihen sërish me atdheun stërgjyshorë. Në këtë kontribuojnë një sërë festivalesh, programet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - "Bullgaria - itinerare edukative" dhe "Tregime të patreguara të bullgarëve", konkurset për fëmijë të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilat bullgarët e vegjël besarabianë marrin pjesë aktivisht.
Një nga përkrahësit më të shquar për të ndihmuar lidhjen e bashkatdhetarëve tanë nga Moldavia dhe Ukraina me atdheun e tyre sot është kryetarja e Agjencisë Ekzekutive të Bullgarëve Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova. Ajo vetë është një bullgare besarabiane, e lindur në rajonin e qytetit të Ukrainës, Izmail. Ajo nuk mungon të uroj bashkatdhetarët tanë në lidhje me festën e sotme:
“Nuk ka asnjë mënyrë që urimet e mia për bashkatdhetarët e mi të mos përthyhen nga prizmi i asaj që po ndodh sot në Ukrainë. Në këtë kontekst, dua t'u uroj bashkatdhetarëve të mi në Besarabinë ukrainase kurajë, guxim dhe forcë. Ata janë bullgarë, por janë shtetas ukrainas dhe janë pjesë e këtij vendi që lufton për të ardhmen e tij të drejtë. I uroj forcë, shëndet dhe të besojnë se Bullgaria është me ta! Kjo nuk është gjithmonë e dukshme, por Bullgaria edhe politikisht është në anën e drejtësisë, dhe konkretisht bullgarët jashtë vendit, në personin e Agjencisë Ekzekutive të Bullgarëve Jashtë Shtetit dhe personalisht mua, kanë mbështetje - deklaroi zonja Manxhukova në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Bullgarët në Moldavi, falë Zotit, janë në një situatë më të mirë në kontekstin e luftës, por do të dëshiroja vërtet që kjo të mos përçajë komunitetin besarabian në të dy vendet. Urimi im për bullgarët në Moldavi është që të trajtojnë bullgarët e tjerë besarabianë me më shumë mirëkuptim. Ne po bëjmë çmos që të organizojmë iniciativa të përbashkëta për t'i bashkuar dhe unë dua që ne të punojmë së bashku që bullgarët besarabianë të mbeten një dhe të mos ndahen në bullgarë në Ukrainë dhe bullgarë në Moldavi."
Dita e Bullgarëve të Besarabisë është shumë emocionuese, ne bëhemi të bashkuar, u kujtojmë se jemi aty - na thotë Oksana Zheljapova. Një nga iniciativat me të cilat do të nderohet kjo ditë në Sofje u organizua nga kjo bullgare besarabiane nga Moldavia, kauza personale e së cilës prej vitesh është mbështetja për fëmijët besarabianë nga vendlindja e saj.
"Kauza ime është gjithmonë e njëjtë. Ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrën time sepse jam rritur me të. Dua që bullgarët që jetojnë në Moldavi të ndjejnë se nuk janë vetëm dhe se kanë gjithmonë një dorë ndihmëse. Kjo kauzë është forca ime lëvizëse, mënyra ime për t'u treguar vajzave të mia traditat, zakonet dhe kush jemi ne, bullgarët besarabianë" - thotë Oksana me krenari.
Më shumë për bullgarët e Besarabisë mund të lexoni në botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: BTA, Qendra e Bullgarëve Besarabianë në Bullgari, arkivi personal i Oksana ZheljapovaShpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..