Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Dr. Petër Beron
Foto: BGNES

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një "grusht i brendshëm partiak" dhe ngjarjet e mëvonshme do të hynin në historinë tonë si "revolucioni i qetë". Dhe pavarësisht se sistemi do të ndryshohej vitin e ardhshëm, dhe reformat e para ekonomike do të fillonin vetëm pas zgjedhjeve për Kuvendin e 36-të Kombëtar të vitit 1991, data 10 nëntor 1989 shumë shpejt kthehet në një simbol i fillimit të tranzicionit tonë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Sot shënohet 35-vjetori i mbledhjes historike - po aq kohë e gjatë sa edhe sundimi i Todor Zhivkovit, dhe përvjetori padyshim që provokon kujtime dhe na bën të reflektojmë.
Plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, në tribunë ndodhet Petër Mlladenov, ndërsa në fund në të djathtë - Todor Zhivkov.
Plenumi ishte simbolik dhe përcaktoi drejtimin që mori historia jonë e re, por nuk është i pari që hapi rrugën tonë drejt një shoqërie demokratike. Një javë më parë – më 3 nëntor, Shoqata e Pavarur e sapoformuar “Ekogllasnost” organizoi një marsh protestues dhe demonstrativisht dorëzoi nënshkrim në parlament kundër ndërtimit të hidrocentraleve në malet e Rillës. Një ngjarje e tillë kishte mbi 40 vjet që nuk ishte realizuar. Në të njëjtën kohë, një valë protestash paqësore u ngrit gradualisht në të gjithë Bllokun Lindor (vendet socialiste të Evropës Qendrore dhe Lindore) dhe së shpejti u shfaq termi "Vjeshta e Kombeve".
"Shpirtrat po përgatiteshin për një ndryshim", vëren Dr. Petër Beron - një nga studiuesit më të shquar modern, pasardhës i autorit të Abetares së Peshkut me po të njëjtin emër, por edhe një nga themeluesit e "Ekogllasnost" dhe Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS), pjesëmarrës në Tryezën Rrumbullake Kombëtare që nënshkroi Kushtetutën tonë të re.

Ne nga “Ekogllasnost” kemi mbledhur firma në kopshtin përballë “Kristall”, kujton Dr. Beron për Radio Bullgarinë dhe shton:

“Ne i kemi mbledhur firmat, por është dashur t’i sillnim edhe në parlament. Kjo nuk kishte ndodhur më parë. Shkova në bashki dhe deklarova se të nesërmen do të kalonte një demonstratë nën dritaret e tyre dhe të rritej siguria për të shmangur konfliktet. Kryebashkiaku ishte i tronditur, por ai organizoi skuadër me shirita të kuq, dhe ne i vendosëm njerëzve tanë shirita me ngjyrën blu. Nga ai moment ngjyra blu u bë simboli i SDS-së. Më 3 nëntor u nisëm me rreth 3000 trima drejt parlamentit. Kur arritëm në sheshin "Aleksandër Nevski", pikërisht në orën 17.00 ranë kambanat. Populli qau dhe tha: "Mori fund!"
Marshimi i Ekogllasnost më 3 nëntor 1989.
Të njëjtat thirrje do të dëgjohen edhe më 10 nëntor, por edhe në mitingjet e organizuara në ditët në vijim. “Megjithatë, shumë shpejt e kuptuam se transformimi i pushtetit nuk ishte një detyrë e lehtë. Komunistët kishin në dorë paratë, ushtrinë, milicinë dhe shërbimet sekrete, ndërsa populli nuk kishte asgjë, por nuk donte regjimin e vjetër.“, kujton Petër Beron dhe shton se për të shmangur gjakderdhjen, formohet një Tryezë e Rrumbullakët Kombëtare, në të cilën forcat kryesore politike - SDS dhe BKP - negociojnë dhe nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh që garantojnë zhvillimin paqësor të tranzicionit. Për hartimin e Kushtetutës mblidhet edhe Kuvendi i Madh Kombëtar:

"Kuvendi i Madh Kombëtar ishte një pjesë vërtetë përfaqësuese e shoqërisë - aty ishin të burgosurit dhe xhelatët e tyre, shkrimtarët dhe muzikantët më të mirë - si Valeri Petrov, Kirill Mariçkov etj. Ne hartuam një Kushtetutë evropiane. Pjesa e parë e saj është marrë nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së - liria e fjalës, shtypit, udhëtimit, etj.
Kuvendi i Shtatë i Madh Kombëtar miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë, 12 korrik 1991.
Sipas Dr. Petër Beron, për të dalë nga kriza politike sot na duhet një doktrinë kombëtare dhe një ndjenjë dinjiteti kombëtar.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz të rinj dhe të aftë largohen nga vendi ynë. “Por çfarë dobie ka demokracia jonë pa bullgarët? pyet ai.
"Ku jemi ne sot? Jemi aty ku kemi qenë për 13 shekuj. Vendi ynë është i vetmi në Evropë që ka mbajtur emrin e tij gjatë gjithë kësaj kohe. Ne jemi të ndarë në rusofilë dhe njerëz me besime perëndimore, por jemi një popull – marrim frymë nga i njëjti ajër. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për vendin tonë! Do të jetë turp nëse vendi ynë zhduket për shkak të pakujdesisë dhe servilizmit. Ne kemi një natyrë të mrekullueshme, tokë pjellore, male, det, lumenj dhe njerëz punëtorë. Ne jemi një popull me dinjitet, histori, tradita dhe një pozicion gjeografik që është strategjikisht i rëndësishëm - këto janë gjëra me të cilat mund të mburremi, por është gjithashtu e nevojshme të mësojmë të refuzojmë”

Lexoni më tepër:

Foto: BGNES, Arkiva BNR, arkiva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD