Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Bota e trakëve na shikon përmes syve të sundimtarit odrisian

Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka
Foto: Bashkia Kazanllëk

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë në Muzeun Historik Kombëtar në Bojana. Para pjesës zyrtare, Bush, i shoqëruar nga drejtori i institucionit, Bozhidar Dimitrov, vëzhgoi ekspozitën. Atij i bënë veçanërisht përshtypje thesaret trake. I ftuari bën një pyetje, sa tuma trake ka në Bullgari? Ata i thonë se janë të paktën 15,000. "Sa keni studiuar?", pyet Bush në vazhdim. Bozhidar Dimitrov përgjigjet i turpëruar se janë rreth 1000. Me pragmatizmin tipik të Teksasit, Bush rekomandon – “Epo gërmojini atëherë, gërmoni!”.
Dr. Georgi Kitov
Më kujtohet gjithmonë kjo histori që i ndjeri Prof. Dimitrov më tregonte, kur bëhej fjala për arkeologun dr. Georgi Kitov. E mbaj mend edhe kur bëhet fjalë për uzurpuesit arkeologjik të cilët kanë gërmuar dhe grabitur po këto tuma trake për shekuj me rradhë. Sot, për një sërë arsyesh, nuk ka asnjë arkeolog bullgar që mund të studiojë dhe të shpëtojë trashëgiminë trake në trojet bullgare me ritmin që kishte vit pas viti ekspedita TEMP - "Ekspedita Trakologjike për Studime Tumash", e drejtuar nga Georgi Kitov. Me shpejtësinë e kërkimit të tij, arkeologu shpesh arrinte t'i kalonte uzurpuesit arkeologjik.
Varri trak në Tumën Sveticata
Sezoni më i suksesshëm për Georgi Kitov, i cili la emrin e tij përgjithmonë në historinë e arkeologjisë bullgare dhe botërore, ishte viti 2004. Në të ashtuquajturën nga hulumtuesi Lugina e mbretërve trakë, midis qyteteve Shipka, Kazanllëk dhe Krën, gjatë verës u studiua tuma Sveticata. Nga poshtë u shfaq një varr, ku i ndjeri ishte vendosur brenda me një maskë floriri 24 karat me peshë mbi 620 gram. Me sa duket sundimtari portretizohet si i njohur dhe i pranuar në jetën e përtejme. Ai ishte dërguar drejt përjetësisë me një unazë vule të artë mbi të cilën ishte paraqitur një atlet lakuriq. Më vonë, u supozua se zbulimi ishte një varr mbretëror i mbretit Teres I nga shekulli i V-të para Krishtit. Gjithashtu ruhen të gjitha armatimet mbretërore, mburoja, një kukurë me shigjeta, dy shpata, maja shtize, enë balte dhe enë metalike, gota, përfshirë edhe prej argjendi.
Tuma Goljamata Kosmatka
Në vjeshtën e vitit 2004 ekspedita TEMP fillon studimin e një objekti të ri aty pranë. Për shkak të pemëve të shumta që e mbulojnë, tuma quhet Goljamata Kosmatka (Leshatorja e Madhe).

"Kalendari tregonte 21 shtator 2004." - shkruan doktor Kitov në librin e tij "Tuma, tempuj, varre - shënime të një mjeshtri të tumës". Një nga gurët e mëdhenj të tumës nuk u lëviz dot. Gradualisht, furça pastron pamjen e një koke bronzi mashkullore pothuajse të përmasave reale. E dhënë në mënyrë ekspresive, mjekra, mustaqet dhe flokët e burrit janë me një reliev të thyer, por duken si të krehura. Hunda e tij si shqiponjë dhe veçanërisht vështrimi i tij ngjall respekt dhe admirim. Skulptori madje ka bërë një nishan dhe një shenjë plage në faqen e majtë. Pas pastrimit të gjetjes bie në sy vështrimi shpues. Qerpikët dhe vetullat theksohen nga pllaka të holla bakri dhe i japin një realizëm të përsosur imazhit.
Hapja e varrit u bë më 4 tetor dhe u dokumentua në video. Nën dritën e një elektriku dore, Kitov ishte personi i parë që hyri në dhomën e varrimit mbas 23 shekujsh.

Vetë varri u ndërtua dy shekuj përpara varrimit simbolik të mbretit Sevt III.

Në dhomën e tretë drejtkëndëshe ndodhet e ashtuquajtura dhoma e varrimit, e bërë prej një shkëmb graniti që peshon mbi 60 tonë. Gjetjet më të vlefshme u gjetën gjithashtu brenda: një kurorë ari funeralesh me gjethe lisi, një enë e artë për të pirë verë dhe një fialla rgjendi (një kupë e ulët për lëngje që përdorej për flijime, e njohur mes trakëve dhe popujve të tjerë të Mesdheut), municion kuajsh prej ari, një helmetë bronzi dhe mbrojtëse gjunjësh me fytyra të praruara grash mbi to, rroba dhe armaturë lëkure të dekoruara me kokën e egër të luanit dhe motive florale prej ari, shpatë dhe thikë me dorezë të praruar. Mbishkrimi tregon se i përkiste Sevt. Dy enë të tjera prej metali të çmuar janë gdhendur me emrin mbretëror. Ndër dhuratat për jetën e përtejme është edhe një qilim i thurur me ar. Në varr nuk ka mbetje njerëzore, domethënë sundimtari vdiq dhe u varros diku tjetër. Më misteriozja për arkeologët ishte një guaskë deti e argjendtë që hapej. Ajo përdorej për të ruajtur kozmetikën e grave. Besohet se është lënë si dhuratë e fundit nga Berenika, gruaja e dytë e dashur e mbretit Sevt III.

Pas pastrimit dhe restaurimit, në 2015 koka e Sevt III u ekspozua në Luvër gjatë ekspozitës "Epopeja e mbretërve trakë - zbulimet arkeologjike në Bullgari". Në fund të vitit 2024 mund të shihet edhe në ekspozitën "Trakia e lashtë dhe bota klasike. Thesare nga Bullgaria, Rumania dhe Greqia" në Muzeun Getty në Los Anxhelos, SHBA. Aty është ekspozuar edhe kompleti i plotë i gjetjeve në varrin e mbretit trak.

Ka rreth 1500 tuma trake në zonën e Kazanllëkut. Prandaj Luginën e Kazanllëkut e quajnë Lugina e Mbretërve Trakë. Deri më sot, në zonë janë eksploruar rreth 200 tuma dhe 15 varre. Pjesa tjetër janë në pritje të zbuluesve të tyre të rinj. Arkeologu i madh Georgi Kitov vdiq papritur nga një atak në zemër më 14 shtator 2008 gjatë gërmimeve të rradhës pranë Starosell.

Lexoni më tepër:
Foto: Bashkia Kazanllëk, bulgariatravel.org, kazanlakmuseum.com, BGNES, BTA, Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD