Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në procesin e garantimit të sigurisë në Ukrainë u pranuan si në mënyrë dypalëshe - përmes Ambasadës së SHBA në Sofje dhe përmes Delegacionit të Përhershëm Bullgar në NATO, saktëson ministria. “Pozita e Bullgarisë është kategorike se Ukraina duhet të marrë garanci të qarta dhe të besueshme për sigurinë e saj. Duhet të merret parasysh edhe e drejta e Ukrainës për të zgjedhur në mënyrë sovrane marrëveshjet e sigurisë dhe nevoja për të arritur konsensus midis aleatëve", theksohet në qëndrimin e Sofjes. "Procesi i negociatave të paqes duhet të bazohet në pozitën parimore se asgjë për Ukrainën nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina duhet të vendosë për kushtet për paqen, duke pasur parasysh se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme është e mundur vetëm me respektimin e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit. BE-ja duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave kur diskutohet e ardhmja e Ukrainës, pasi ajo ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe stabilitetin e vetë Evropës. Bullgaria, si një aleate në krahun lindor të NATO-së dhe një vend i Detit të Zi, do të preket drejtpërdrejt nga marrëveshjet e arritura. Evropa është një aleat natyror i Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jetë pjesëmarrëse e barabartë në përpjekjet diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë. Është thelbësore që BE dhe NATO të mbeten të bashkuar në këto kohë të vështira në mbështetje të Ukrainës dhe të demonstrojnë lidership", thuhet gjithashtu në pozitën e Ministrisë së Jashtme.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..