Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB, Bojko Borisov (15,9%) dhe Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kiselova (15,3%). Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mjara”, i kryer në periudhën 6-16 shkurt 2025 mes 803 shtetasve të rritur bullgarë.
Ndër institucionet, Presidenca gëzon vlerësimin më të lartë - 47,6% qëndrim pozitiv dhe 38,4% negativ. Qëndrimi ndaj qeverisë disa javë pas formimit të saj është pozitiv për 26.8% të të anketuarve dhe negativ për 56.7%.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 26,5% e të anketuarve do të kishin votuar për GERB-SDS, 13,9% - për "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), 13.5% - për "Vëzrazhdane", 10.1% - për DPS- Fillimi i Ri, 7.0% - për DPS – Demokracia, të Drejtat dhe Liritë, 6% - për Partinë Socialiste Bullgare (BSP), 6.4% - për “Ka një popull të tilllë” (ITN), 5.9% - për MEÇ, 4% - për “Veliçie” dhe 5.9% - për formacione më të vogla. 3.1% e të gjithë të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin “Unë nuk mbështes askënd”. Këto rezultate tregojnë se disponimi i votuesve mbetet i njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti..