Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB, Bojko Borisov (15,9%) dhe Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kiselova (15,3%). Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Mjara”, i kryer në periudhën 6-16 shkurt 2025 mes 803 shtetasve të rritur bullgarë.
Ndër institucionet, Presidenca gëzon vlerësimin më të lartë - 47,6% qëndrim pozitiv dhe 38,4% negativ. Qëndrimi ndaj qeverisë disa javë pas formimit të saj është pozitiv për 26.8% të të anketuarve dhe negativ për 56.7%.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 26,5% e të anketuarve do të kishin votuar për GERB-SDS, 13,9% - për "Po e vazhdojmë ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), 13.5% - për "Vëzrazhdane", 10.1% - për DPS- Fillimi i Ri, 7.0% - për DPS – Demokracia, të Drejtat dhe Liritë, 6% - për Partinë Socialiste Bullgare (BSP), 6.4% - për “Ka një popull të tilllë” (ITN), 5.9% - për MEÇ, 4% - për “Veliçie” dhe 5.9% - për formacione më të vogla. 3.1% e të gjithë të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin “Unë nuk mbështes askënd”. Këto rezultate tregojnë se disponimi i votuesve mbetet i njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...
Masat fiskale godasin familjet në Rumani në sfondin e një deficiti rekord Rumania po hyn në një periudhë të vështirë ekonomike dhe komentuesit parashikojnë që kriza do të zgjasë të paktën një vit. Që nga 1 gushti i këtij viti, në vend hyrën..
Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti..