Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë me festivale etno, ngjarje tematike, gara sportive dhe nisma kulturore.
"Turisti modern tashmë nuk kërkon vetëm një shtrat të rehatshëm, një bazë të mirë dhe një plazh. Avantazhi i qytetit është se ofron një kalendar jashtëzakonisht të pasur ngjarjesh, në të cilin turizmi, kultura dhe sporti shkojnë paralelisht", tha nënkryetarja e bashkisë Diana Savateva në një intervistë për Radio Bullgarinë. Dhe më shumë:
"Burgasi në gusht është një kryeqytet festivalesh, sepse atëherë mbahen koncertet e mëdha në hapësirën më tërheqëse, dhe jo vetëm në bregun e Detit të Zi - kjo është zona e hapur e portit të Burgasit, ku zhvillohen festivalet e mëdha Spice Music Festival dhe Burgas Summer Live. Vitin e kaluar në skenë ishte Lenny Kravitz, këtë vit do të kemi yje të tjerë."
Gjatë pandemisë Covid-19, Burgas nisi një nismë shumë të suksesshme, të cilën kolegët tanë të turizmit planifikojnë ta vazhdojnë - këto janë fundjavat tona tematike.
Në fund të korrikut zhvillohet festivali "Burgasi dhe Deti", i cili nga viti 2024 do të përfshijë dy versione - njëri kushtuar këngës hit dhe versioni "junior" që synon interpretuesit e rinj. Kësaj i shtohen fundjava e midhjeve, si fundjava e midhjeve në qershor, që prezanton pasurinë gastronomike të Detit të Zi.
Edhe këtë vit do të kemi një fundjavë sportive me aktivitete të ndryshme në natyrë dhe një fundjavë të gjelbër kushtuar ekologjisë dhe një stili jetese miqësore me mjedisin. Folklori ynë ka ardhur në rritje vitet e fundit, sidomos tek të rinjtë. Kjo është arsyejase pse u bë kaq e njohur e ashtuquajtura “horishte e së dielës” (një aktivitet vallëzimi për vallet popullore bullgare) që zhvillohet në balustradën e Kazinosë së Detit - një nga vendet më tërheqëse në qytet, me pjesëmarrjen e grupeve profesionale, grupeve amatore dhe turistëve që dëshirojnë të mësojnë vallet popullore bullgare".
Burgasi është gjithashtu një qytet i kinemasë. Nëpërmjet fondit të tij "Kultura", Bashkia mbështet një sërë projektesh, me një vend të veçantë kushtzar kinemasë bullgare. Në kuadrin e këtij fondi tetë filma dhe një serial aplikuan për financim bashkiak. Në subjektet këtyre filmave, qyteti i Burgasit luan një rol kryesor, i cili në vetvete është një reklamë e mirë turistike për qytetin.
"Ne kemi disa festivale prestigjioze të filmit. Për shembull, Sofia Film Fest ka edicionin e vet në breg të detit, përkatësisht në Burgas (20 - 28 mars 2025) - thotë Diana Savateva. - Këtë vit ne festojmë edicionin e tij të 23-të. Përveç kësaj, tashmë prej disa vitesh, së bashku me Qendrën Kombëtare të Filmit po zhvillojmë të ashtuquajturat “pushime në kinema” gjatë muajit qershor. Në Burgas po mbahet edhe Festivali i Kinemasë Dokumentare dhe Historike (17-22 shtator 2025). Kemi edhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Burgas (12 deri më 18 korrik 2025), i cili këtë vit do të festojë edicionin e tij të 10-të. Sigurisht që kemi edhe shfaqje në kuadër të festivalit prestigjioz të vjeshtës CineLibri. "
Në fund të janarit, kryetari i komunës së Burgasit, Dimitër Nikollov, zyrtarisht njoftoi se qyteti po merr pjesë aktive në garën për titullin "Kryeqyteti i Kulturës Evropiane 2032". “Kjo kauzë e meriton unitetin tonë, ajo do të frymëzojë, bashkojë dhe zbulojë mundësi të reja për qytetin tonë”, tha nënkryetarja e Bashkisë së Burgasit Diana Savateva, e cila është edhe kryetare e fondacionit të sapokrijuar “Burgas 2032” për përgatitjen e kandidaturës.
Lexoni për tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..