Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të kompozitorit Dimitër Nikollov – redaktor shumëvjeçar i muzikës në Radio Bullgarinë

Foto: Muzeu i Historisë së Radios në Bullgari

Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne.

E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe autor programesh. Por, mbi të gjitha, ai është i njohur për punën e tij si kompozitor. Dimitër Nikollov kurrë nuk e ka fshehur interesin e tij për format e mëdha muzikore dhe me kalimin e viteve krijoi vepra muzikore që hynë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve mikse. Në kujtimet tona, Mitko, siç e quanim të gjithë, do të mbetet me materialet e tij të thella dhe të frymëzuara kushtuar të gjitha stileve dhe zhanreve, me takimet e tij me muzikantë të afirmuar dhe të rinj dhe me interesimin e tij për gjithçka të re në botën e muzikës. Dhe mbi të gjitha me dashurinë e tij të madhe për ne, kolegët e tij dhe radion, për të cilën ndau në intervistën e tij të fundit për Radio Bullgarinë:

Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjoj...

Mund të lexoni tërë intervistën me Dimitër Nikollov në botimin e mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Radio Bullgaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Dimitër Nikollovit.

Dritë dhe muzikë në rrugën tënde, Mitko!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 18 mars 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Programin e përfundojmë me pjesën “Përtej perëndimit të diellit” të muzikantit Konstantin Cekov.  Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27- Lajme  09:57 - Kënga e ditës

botuar më 25-03-18 3.00.MD

Bullgaria sot – 17 mars 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit.  Do ta mbyllim programin tonë me një kujtim muzikor për të qenë më të kujdesshëm për natyrën. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:14 - Lajme 11:52 -..

botuar më 25-03-17 3.00.MD

Bullgaria sot – 14 mars 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, do t’ju prezantojmë Cvetana Paskalevën – fytyrën më të njohur të Bullgarisë në Armeni. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën..

botuar më 25-03-14 3.00.MD