Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne.
E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe autor programesh. Por, mbi të gjitha, ai është i njohur për punën e tij si kompozitor. Dimitër Nikollov kurrë nuk e ka fshehur interesin e tij për format e mëdha muzikore dhe me kalimin e viteve krijoi vepra muzikore që hynë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve mikse. Në kujtimet tona, Mitko, siç e quanim të gjithë, do të mbetet me materialet e tij të thella dhe të frymëzuara kushtuar të gjitha stileve dhe zhanreve, me takimet e tij me muzikantë të afirmuar dhe të rinj dhe me interesimin e tij për gjithçka të re në botën e muzikës. Dhe mbi të gjitha me dashurinë e tij të madhe për ne, kolegët e tij dhe radion, për të cilën ndau në intervistën e tij të fundit për Radio Bullgarinë:
“Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjoj... “
Mund të lexoni tërë intervistën me Dimitër Nikollov në botimin e mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Radio Bullgaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Dimitër Nikollovit.
Dritë dhe muzikë në rrugën tënde, Mitko!
Në fillim të programit të Radio Bullgarisë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju tregojmë sesi sekretet e alfabetit glagolitik marrin jetë në punëtoritë për fëmijë. Në minutat për muzikë ju ofrojmë këngën më të re të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Njeriu i shpikur“ nga Innerglow dhe Svilen Noev. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:54 - Lajme 13:55 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të re nga Mary Boys Band “Vendet e mia“. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:52 - Lajme 11:39 - Kënga e ditës