Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të kompozitorit Dimitër Nikollov – redaktor shumëvjeçar i muzikës në Radio Bullgarinë

Foto: Muzeu i Historisë së Radios në Bullgari

Të dashur miq, me pikëllim ju njoftojmë se kolegu ynë shumëvjeçar Dimitër Nikollov u largua papritmas nga ne.

E gjithë përvoja e tij e punës është e lidhur me Radio Bullgarinë. Dimitër Nikollov ka punuar 40 vjet si redaktor muzikor, gazetar dhe autor programesh. Por, mbi të gjitha, ai është i njohur për punën e tij si kompozitor. Dimitër Nikollov kurrë nuk e ka fshehur interesin e tij për format e mëdha muzikore dhe me kalimin e viteve krijoi vepra muzikore që hynë në repertorin e orkestrave simfonike dhe koreve mikse. Në kujtimet tona, Mitko, siç e quanim të gjithë, do të mbetet me materialet e tij të thella dhe të frymëzuara kushtuar të gjitha stileve dhe zhanreve, me takimet e tij me muzikantë të afirmuar dhe të rinj dhe me interesimin e tij për gjithçka të re në botën e muzikës. Dhe mbi të gjitha me dashurinë e tij të madhe për ne, kolegët e tij dhe radion, për të cilën ndau në intervistën e tij të fundit për Radio Bullgarinë:

Pavarësisht se kam pasur propozime joshëse gjatë viteve, dy gjëra më mbajtën në Radion Kombëtare Bullgare - njerëzit e shkëlqyer dhe të talentuar dhe jashtëzakonisht inteligjentë me të cilët kam punuar këtu, si dhe sasia shumë e madhe e muzikës nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota, të cilën pata mundësi ta dëgjoj...

Mund të lexoni tërë intervistën me Dimitër Nikollov në botimin e mëposhtëm nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Radio Bullgaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Dimitër Nikollovit.

Dritë dhe muzikë në rrugën tënde, Mitko!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 7 nëntor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës do të zhyteni në dramën e vallëzimit “Nestinarka” të Marin Goleminovit. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 25-11-07 3.00.MD

Bullgaria sot – 6 nëntor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për muzeun kushtuar heroit të njohur letrar Xha Gano në fshatin Enina. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju..

botuar më 25-11-06 3.00.MD

Bullgaria sot – 5 nëntor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Rosni mi rosni, Rosice” në interpretim të grupit JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 25-11-05 3.00.MD