Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Arsenija Ivanova:

Përulësia është një udhëtim drejt vetvetes, pa kufij për shpirtin, talentin dhe synimin njerëzor

Pashkët janë një festë e veçantë - ka një dritë që na ndriçon!

Doc. Arsenija Ivanova
Foto: Arkiv personal

"Ndoshta besimi, lutja ose feja, të cilat i kuptojmë në mënyra të ndryshme, sjellin një ndjenjë përulësie. Por ajo  është gjithashtu një udhëtim drejt vetes, drejt vetëpërmirësimit dhe vetëzbulimit” – thotë Doc. Arsenija Ivanova, aktore, doktoreshë në studime teatri dhe shkenca teatrale, lektore e të folurit skenik. Ne flasim për kuptimin e përulësisë, rrugën tonë drejt saj, si dhe mundësitë që ajo hap për secilin person në prag të Pashkëve - një kohë që inkurajon reflektimin mbi vlerat më të larta shpirtërore dhe dimensionin e tyre për ne, mbi botën përreth nesh dhe epokën në të cilën jetojmë.

Vite më parë, Arsenija Ivanova përmbushi një nga dëshirat e saj më të ethshme – pelegrinazh deri në Santiago de Compostela nëpër gjurmët e pelegrinëve. Rruga, e quajtur shkurt El Camino, është një rrjet rrugësh pelegrinazhi drejt altarit të apostullit Jakobi Zebedee në Katedralen e “Shën Jakobit”, në qytetin spanjoll Santiago de Compostela, ku janë varrosur eshtrat e tij. Shenjtori është një nga 12 apostujt e Jezu Krishtit dhe vëllai i Gjon Teologut.

"Një person i vetëdijshëm, kur vendos se i duhet diçka shtesë, bën një lloj pelegrinazhi. Disa shkojnë në Tibet, të tjerë në Everest, në Indi, në ashrame... Për mua, nuk ishte kurrë çështje zgjedhjeje", ndan Arsenija Ivanova dhe shton:

"Përulësia – kjo është fjala për të cilën mendoja gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe pas tij, ndoshta edhe në fillim kur vendosa se duhej ta bëja. Duhet një lloj përulësie. Ndoshta besimi, lutja ose feja, të cilat i kuptojmë në mënyra të ndryshme, sjellin një ndjesi pikërisht të një përulësie të tillë. Por është edhe një udhëtim drejt vetes. E dija që duhej të bëja diçka dhe të kuptoja se kush isha në një mënyrë holistike. Por, kur udhëton ato 817 km, takon shumë njerëz dhe kupton se askujt nuk i intereson kush je, çfarë profesioni ke, cilat janë sukseset e tua apo sa i famshëm je... Ti e kupton që je një person i vogël në kontekstin e të gjithë universit!

Arsenija Ivanova mendon, se “nëse spiritualiteti, feja ose besimi kanë të bëjnë me të kuptuarit se ku ndodhesh dhe kush je në këtë Kozmos të madh, një mënyrë është të ecësh në rrugën El Camino”. Ajo shpjegon se një person në këtë rrugë ka arsyen e vet për të qenë atje – qoftë shpirtërore, fetare, personale, apo edhe për sport, dhe shton: "Pavarësisht arsyes, rruga të ndryshon!"

"Ti nuk përjeton katarsis, të paktën unë nuk e përjetova. Në fakt, mendja jote kthjellohet - nuk ka të mirë, nuk ka të keqe, je thjesht një faqe e bardhë. Dhe kur u ktheva në Bullgari, i thashë vetes se nuk do të jem kurrë njeri i keq, do të jem më e përulur dhe pak më e qetë. Dhe kjo është ajo që ndodhi! Vërtet ndodhi!”

Në Bullgari ka edhe rrugë pelegrinazhi, dhe Arsenija Ivanova thotë se do të ecte nëpër ato që lidhen me jetën e Shenjtorit Ivan Rilski. Ajo është e bindur se traditat dhe vlerat shpirtërore duhet të transmetohen brez pas brezi, sepse ato sjellin një mundësi për vetënjohje, por edhe për një lidhje më të plotë me të dashurit tanë. Ajo thotë se Pashkët ishin të veçanta për të dhe nënën e saj, dhe sot ia përcjell dashurinë dhe respektin për këtë festë vajzës së saj: "Ka dritë në këtë ditë, më shumë se në festat e tjera. Ka edhe diçka që na ndriçon!" thotë Arsenija dhe shpjegon se të rinjtë kanë nevojë për mbështetjen tonë për të gjetur shtigjet e tyre shpirtërore.

"Të rinjtë nga brezi i ri - alfa, zeta dhe mijëvjeçarët..., meqenëse punoj me të rinj, ata janë qenie të jashtëzakonshme. Shpirtrat e tyre janë të ndryshëm nga tanët, madje edhe nga shpirtrat e 30-vjeçarëve. Ata janë të ndryshëm sepse jetojnë në një botë teknologjike dhe janë në disavantazh nga disa gjëra që, nëse ne, të rriturit, nuk ua japim, mund të jetë shumë e vështirë për ta t'i arrijnë. Por ata kanë dëshirën, provokimin, madje edhe kuriozitetin absolut. Ka shumë fëmijë shpirtërorë dhe shumë të talentuar - jo vetëm në art. Ata bëjnë gjithçka me një lëvizje të shpejtë, janë shumë më të shpejtë se ne dhe shumë më reflektivë" - analizon Doc. Ivanova dhe shton se udhëtimi drejt vetes është rruga që është e nevojshme për ta, për ne dhe për çdo person të vetëm.

"Sa më shumë që zbulon se kush je dhe cili është thelbi yt, aq më shumë shtigje të reja shfaqen. Dera tjetër hapet, dhe nëse ajo gjë është e jotja, atëherë ke një derë tjetër, dhe një tjetër, e kështu me radhë. Unë mendoj se deri në fund të jetës së tij, një person mund të zbulojë veten, mundësitë dhe talentet e tij. Nuk ka kufi për këtë!”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Arkivi personal i Doc. Arsenija Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III (1894-1943)

Mbreti bashkues Boris III në kujtimet e djalit të tij Simeon Sakskoburggotski

Mbushen 131 vjet nga lindja e Mbretit Boris III, i cili mbeti në kujtesën bullgare me përkufizimin që i dha populli dhe historia - Bashkues. Boris Sakskoburggotski qëndroi në krye të vendit pas abdikimit të Mbretit Ferdinand pas disfatës së..

botuar më 25-01-30 6.55.PD
Elena Doskova-Ricardi

Elena Doskova – Ricardi shkruan emrin e saj në histori si bullgarja e parë që këndoi në La Scala

Elena Doskova – Ricardi magjepsi kryedirigjentin e La Scala, Arturo Toscanini me zërin e saj prej sopranoje aq sa magjik, po aq edhe dramatik, temperamentin e zjarrtë dhe tonin e pastër, që e kthyen atë në një këngëtare operistike të klasit të parë. Nën..

botuar më 25-01-28 7.25.PD
Mbi pesë kuaj në Berlin, 1912

Llazar Dobriç mbetet i vetmi artist i cirkut që realizoi "Trapezin e vdekjes"

"Para se të shpikja "Trapezin e vdekjes", quhesha Llazar Dobriç dhe kështu më shkruanin nëpër postera dhe nëpër programe”. Mjeshtri i artit botëror të cirkut do të mbahet mend gjithmonë për trukun më të rrezikshëm në ring – me dorën e shtrirë drejt një..

botuar më 25-01-19 9.30.PD