Rory Miller jeton në Bullgari prej më shumë se 15 vjetësh. Merret me prodhimin e birrës artizanale, punon si kuzhinier kryesor në disa restorante, themelon lokale ushqimi të shpejtë me menu avangardë dhe prej vitesh mëson hollësitë e kuzhinës tradicionale bullgare. Gjatë pandemisë nga Covid-19 punon si vullnetar në spitale bullgare. Shpeshherë dërgon ndihma humanitare për Ukrainën pas fillimit të luftës. Në vitin 2023 boton librin “Na oko (Me sy) – Aventurat kulinare në fshat.” Në të ai rrëfen për udhëtimet e tij nëpër fshatrat bullgare, ku mbledh receta të shijshme, takon banorët vendas dhe rizbulon një mënyrë tjetër jete, që prej kohësh ka humbur në qytet.
Pas mbërritjes së tij në Bullgari, Rory nis prodhimin e birrës artizanale për të vazhduar traditën familjare të filluar nga babai i tij në SHBA:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Arkivi personal i Rory Miller, Kostadin Atanasov
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u..
Një hartë gjeografike ndihmoi në lindjen e Bullgarisë moderne gjatë Luftës Ruso-Turke të v. 1877-78 Austro-hungarezi Felix Kanitz (1829 – 1904) ishte i pari europianoperëndimor që vizitoi mbi 3200 fshatra dhe qytete bullgare. Përgjatë rrugëve dhe..
Së fundmi, qyteti austriak i Salzburgut i dha nderimin më të lartë në fushën e artit dhe kulturës kompozitores me origjinë bullgare, Aleksandra Karastojanova-Hermentin. Großer Kunstpreis des Landes Salzburg është çmimi i dytë shtetëror që..