Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12 janar 2023.
Rregullat e ndryshuara ndikojnë në kërkesat e cilësisë së ujit dhe prezantojnë masa kundër humbjeve në tubacionet e ujit. Është vërtetuar se mesatarisht 30% e ujit të pijshëm humbet gjatë shpërndarjes tek konsumatorët.
Procedurat vazhdojnë kundër Bullgarisë dhe tre vendeve të tjera për mosrespektimin e rregullave evropiane të zhurmës, duke përfshirë masat e duhura të planifikimit urban dhe mbrojtjes nga zhurma, informoi KE. Rregullat përcaktojnë që vendet duhet të miratojnë hartat e ndotjes akustike në vendbanimet e mëdha, përgjatë linjave kryesore hekurudhore, rrugëve kryesore dhe rreth aeroporteve kryesore, të cilat do të ofrojnë një bazë për identifikimin e masave për të zvogëluar ndotjen akustike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni EvropianBullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..