Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12 janar 2023.
Rregullat e ndryshuara ndikojnë në kërkesat e cilësisë së ujit dhe prezantojnë masa kundër humbjeve në tubacionet e ujit. Është vërtetuar se mesatarisht 30% e ujit të pijshëm humbet gjatë shpërndarjes tek konsumatorët.
Procedurat vazhdojnë kundër Bullgarisë dhe tre vendeve të tjera për mosrespektimin e rregullave evropiane të zhurmës, duke përfshirë masat e duhura të planifikimit urban dhe mbrojtjes nga zhurma, informoi KE. Rregullat përcaktojnë që vendet duhet të miratojnë hartat e ndotjes akustike në vendbanimet e mëdha, përgjatë linjave kryesore hekurudhore, rrugëve kryesore dhe rreth aeroporteve kryesore, të cilat do të ofrojnë një bazë për identifikimin e masave për të zvogëluar ndotjen akustike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni EvropianNë Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..