Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur".
Bashkëpartiaku i tij, Stoill Mollov, gjithashtu njoftoi se paraqiti kërkesë për ndërprerjen e anëtarësimit të tij në PP, njoftoi BGNES. "Si një demokrat i sinqertë dhe person me bindje të djathta, mendoj se janë të nevojshme dorëheqje të tjera, sepse përveç Kirill Petkovit, ka të paktën edhe tre persona të tjerë që bënë jashtëzakonisht shumë për të na kthyer ne – anëtarët e partisë dhe gjithë komunitetin demokratik – në një objekt talljeje në sytë jo vetëm të shumicës së korruptuar, por edhe në sytë e njerëzve tanë të afërt", shkroi Mollov në Facebook.
Një ditë më parë, më 25 qershor, Kirill Petkov dha dorëheqjen si bashkëkryetar i PP-së dhe si deputet. Petkov e arsyetoi vendimin e tij me marrjen e përgjegjësisë politike pas skandalit me kryebashkiakët e lagjeve “Mlladost” dhe “Ljulin” dhe dy këshilltarë bashkiakë, të cilët gjithashtu u larguan nga PP me akuza se ndaj tyre ushtrohet presion për të manipuluar prokurimet publikë dhe për të devijuar fonde financiare drejt arkës së partisë.
Komisioni i Antikorrupsionit kreu kontrolle në Bashkinë e Sofjes. Pas kontrolleve, Prokuroria e Qytetit të Sofjes akuzoi katër persona për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal. Pasoi arrestimi i nënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për “Politikat Evropiane, aktivitetin ndërkombëtar dhe turizmin”. Atij iu ngritën dy akuza – për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe për premtim ryshfeti, njoftoi agjencia BTA.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..
Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..