Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur".
Bashkëpartiaku i tij, Stoill Mollov, gjithashtu njoftoi se paraqiti kërkesë për ndërprerjen e anëtarësimit të tij në PP, njoftoi BGNES. "Si një demokrat i sinqertë dhe person me bindje të djathta, mendoj se janë të nevojshme dorëheqje të tjera, sepse përveç Kirill Petkovit, ka të paktën edhe tre persona të tjerë që bënë jashtëzakonisht shumë për të na kthyer ne – anëtarët e partisë dhe gjithë komunitetin demokratik – në një objekt talljeje në sytë jo vetëm të shumicës së korruptuar, por edhe në sytë e njerëzve tanë të afërt", shkroi Mollov në Facebook.
Një ditë më parë, më 25 qershor, Kirill Petkov dha dorëheqjen si bashkëkryetar i PP-së dhe si deputet. Petkov e arsyetoi vendimin e tij me marrjen e përgjegjësisë politike pas skandalit me kryebashkiakët e lagjeve “Mlladost” dhe “Ljulin” dhe dy këshilltarë bashkiakë, të cilët gjithashtu u larguan nga PP me akuza se ndaj tyre ushtrohet presion për të manipuluar prokurimet publikë dhe për të devijuar fonde financiare drejt arkës së partisë.
Komisioni i Antikorrupsionit kreu kontrolle në Bashkinë e Sofjes. Pas kontrolleve, Prokuroria e Qytetit të Sofjes akuzoi katër persona për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal. Pasoi arrestimi i nënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për “Politikat Evropiane, aktivitetin ndërkombëtar dhe turizmin”. Atij iu ngritën dy akuza – për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe për premtim ryshfeti, njoftoi agjencia BTA.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..