16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në sete – 6:2, 6:3 – pas vetëm 57 minutash lojë.
Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme këtë javë, Ivan Ivanov ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore për të rinj, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. “Të kem privilegjin të luaj në kortin nr. 1 në një finale të Wimbledon është diçka unike për mua dhe sinqerisht nuk e kam pritur”, tha Ivanov në një intervistë për faqen zyrtare të federatës. Bullgari tregoi se ndeshja më e vështirë për të ishte gjysmëfinalja, ku fitoi me 7:6(7), 7:6(5) kundër gjermanit Max Schönhaus. Kështu, ai mori revanshin për humbjen nga gjermani në gjysmëfinalet e “Roland Garros” në qershor të këtij viti. Synimi i tij i radhës është US Open.
Titulli i Ivan Ivanov është vetëm i dyti për Bullgarinë në Wimbledon te të rinjtë, pas atij të fituar nga Grigor Dimitrov në vitin 2008 – viti kur ka lindur Ivan Ivanov.
Një tjetër talent bullgar – Aleksandër Vasilev – përfundoi garën në gjysmëfinale të Wimbledon për të rinjë, pasi humbi në një ndeshje të rivalizuar ndaj Ronit Karki – 7:5, 4:6, 2:6.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA, Reuters
Julijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..
Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..