Bullgaria ka riparaqitur një kërkesë të dytë pagese sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë prej 653 milionë eurosh. Kërkesa mbulon zbatimin e 59 etapave dhe objektivave, 20 prej të cilave lidheshin me ndryshime legjislative, njoftoi Ministria e Financave.
Për të zbatuar reformat, u ndryshuan 15 ligje dhe u miratuan 3 ligje të reja. Kjo është kërkesa me numrin më të madh të masave legjislative përmes të cilave u zbatuan reformat kryesore. Kërkesa e dytë po riparaqitet pas tërheqjes së saj më 17 prill 2025 për shkak të masave të pazbatuara dhe rrezikut të humbjes së fondeve. Komisioni Evropian do të vlerësojë kërkesën për pagesë brenda dy muajsh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNESSot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..