Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim mbi ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me mundësinë e presidentit për të zgjedhur kryeministrat në detyrë nga një listë e kufizuar zyrtarësh në administratën shtetërore. Kjo tregohet nga vendimi i gjykatës për çështjen kushtetuese nr. 38/2024, raporton faqja e internetit lex.bg.
Çështja u iniciua me kërkesë të 55 anëtarëve të parlamentit nga Asambleja e 51-të Kombëtare dhe Presidenti Rumen Radev.
Për herë të dytë, Gjykata nuk ka arritur të marrë një vendim mbi dy nga ndryshimet në Kushtetutë. Mundësia që deputetët bullgarë të kenë shtetësi të dyfishtë gjithashtu mbetet në fuqi. Sipas 6 gjyqtarëve, këto dispozita janë jokushtetuese dhe duhet të shfuqizohen. Për të pasur shumicën, mendimi duhej të merrte 7 vota. Për tre gjyqtarë kushtetues, kërkesat me të cilat iu drejtua gjykata janë të papranueshme. Të 12 gjyqtarët kushtetues morën pjesë në seancën dëgjimore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA/arkiv
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa përgjatë bregdetit deri në 13°C. Në Sofje, mëngjesi do të jetë rreth 6°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, por pasdite, në skajet verilindore të vendit, vranësira..
Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje për mega-shoun e Robbie Williams, janë pushuar nga puna, janë sjellë në përgjegjësi penale dhe janë..
Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga 25 deri më 28 shtator 2025 në sallën e ekspozitave Aichi Sky Expo në Nagoya, Prefektura Aichi,..
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës..
Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet..
Heqja dorë nga gazi natyror rus, si nga ana e Bullgarisë ashtu edhe e BE-së, është një proces shumë i gjatë. Këtë е deklaroi ministri i energjetikës,..