Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare në Austri krijoi një shoqatë për shpëtimin e kafshëve endacake nga Bullgaria

Foto: bulgaren.org

Misioni i shoqatës “Pfotenliebe”, e themeluar në korrik të këtij viti në Klagenfurt, Austri, është të shpëtojë kafshët endacake nga Bullgaria. Një nga nismëtaret e shoqatës është bashkatdhetaria jonë Daniella Millusheva, raporton Blogu i bullgarëve në Austri – Melange Bulgaren.

Bashkatdhetaria jonë tregon për blogun se, sipas të dhënave nga Programi Kombëtar për kontrollin e popullsisë së qenve endacakë, gjatë vitit 2022 në territorin e Bullgarisë u regjistruan 35 020 qen të pastrehë. Ndërsa në vitin 2023, në kuadër të programeve komunale, u kapën 19 495 kafshë, nga të cilat rreth 4 000 u adoptuan (afërsisht 20 %). Meqë strehimoret për kafshët endacake në vendin tonë nuk janë në gjendje të përballojnë numrin e madh të katërkëmbëshve që kanë nevojë për ndihmë, lindi ideja për krijimin e shoqatës austriake, me synimin për t’i ndihmuar sa më shumë qenve të gjejnë një shtëpi të re dhe një kujdestar.

Daniella tregon se shoqata do të përpiqet të jetë një urë lidhëse midis strehimoreve në Bullgari dhe njerëzve në Austri që dëshirojnë të birësojnë një qen. “Në Karinthi, për shembull, ka shumë pak vende nga ku mund të merret një kafshë shtëpiake. Ne tashmë kemi ndihmuar disa persona të gjejnë një kafshë shtëpiake”, rrëfen bashkatdhetaria jonë.

Daniella jeton prej më shumë se dhjetë vitesh në Austri dhe e njeh mirë sistemin vendas. Ajo shpjegon se qentë kalojnë kufirin tashmë të vaksinuar, të sterilizuar dhe me pasaportë ndërkombëtare. Pasi mbërrijnë në Austri, atyre u nevojitet një strehë e përkohshme ku të qëndrojnë derisa të gjejnë kujdestarin e tyre të ri. Për këtë arsye, bullgarja u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë që ndodhen atje – kushdo që dëshiron të strehojë përkohësisht një kafshë, të lidhet me ta. Kjo do të ishte një ndihmë e paçmuar, ndan Daniella, duke shtuar se tashmë po bashkëpunojnë edhe me shoqata austriake që i mbështesin në këtë mision.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bulgaren.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para gjumit dimëror, arinjtë e rinj nga Ukraina gjetën strehë në Bullgari

Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..

botuar më 25-10-27 11.46.PD
Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD