Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”.
Vizitorët do të kenë mundësi të provojnë lutenicën, të përgatitur sipas një recete të vjetër tradicionale në qendër, si dhe bukë me brumë kosi 100-vjeçar, të pjekur në një enë të posaçme balte. Është planifikuar gjithashtu një program i pasur folklorik.
"Festivali i Lutenicës në Llogodazh është një nga ngjarjet më të njohura vendase, e cila kombinon traditat e kuzhinës dhe frymën autentike bullgare", thonë organizatorët.
Lutenica tradicionale bullgare është një meze e lehtë e preferuar e dimrit, e cila përgatitet kryesisht nga speca të kuq të pjekur dhe domate, të cilave mund t'u shtohen perime të tjera si patëllxhani, karotat dhe qepët. Përzierja bluhet, spërkatet me hudhër, kripë, sheqer, piper etj. dhe zihet ose skuqet me vaj derisa të arrihet trashësia e dëshiruar.
Mësoni më shumë për lutenicën bullgare:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..