Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një koeficient mbulimi prej 1.49. Ky ishte aukcioni i 11-të në tregun e brendshëm që nga fillimi i vitit 2025. Borxhi i ri i brendshëm i grumbulluar deri tani ka arritur në 2.7 miliardë leva. Borxhi total i ri i marrë në tregjet e brendshme dhe të jashtme për vitin 2025 ka arritur 16.8 miliardë leva, ndërsa Shuma maksimale e borxhit të ri shtetëror, e parashikuar në buxhet, është 18,9 miliardë leva.
Banka Popullore e Bullgarisë raportoi një ulje prej 9% të kartëmonedhave në qarkullim. Më 31 gusht, në qarkullim ishin 556.8 milionë kartëmonedha, ndërsa në fund të vitit 2024 ishin mbi 611 milionë.
Arsyeja kryesore për këtë rënie është se kompanitë dhe qytetarët po i depozitojnë me ritme të shpejta paratë në bankë, në mënyrë që të konvertohen automatikisht në euro me hyrjen në fuqi të monedhës së re më 1 janar 2025. Shumë banka kanë pezulluar përkohësisht tarifat për depozitim, për të inkurajuar procesin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Buxheti shtetëror i Bullgarisë për vitin aktual 2025 "nuk mjafton". Kemi lëshuar dreqin nga shishja, shteti kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë – alarmojnë ekspertët financiarë. Deri në fund të vitit ka mbetur pak kohë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha..
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.”..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se..