Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogat, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, mbajti një trajnim dy-ditor në vendin tonë për të përmirësuar aftësinë e Bullgarisë për të zbuluar dhe neutralizuar trafikimin e fentanilit dhe opioideve të tjera sintetike, raportoi BGNES. Kimisti ligjor Jonathan Duffy trajnoi ekspertë kimistë nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia Doganore se si të përdorin metoda të shpejta, të besueshme dhe të sigurta për testimin e drogës.
"Metodat më të përparuara të testimit lejojnë ndjekje penale më serioze, një kuptim më të mirë se ku vendoset Bullgaria në zinxhirin global të furnizimit me drogë, si dhe aftësi për të identifikuar origjinën e trafikimit. Ky është një mjet jetësor për agjencitë lokale të zbatimit të ligjit, duke i ndihmuar ato të qëndrojnë një hap përpara kontrabandistëve", tha Scott Caporossi, atasheu i agjencisë për Bullgarinë.
Duke folur para organizatorëve dhe pjesëmarrësve të programit të trajnimit, Ministri i Brendshëm Daniell Mitov riafirmoi angazhimin e Ministrisë së Brendshme për të luftuar trafikimin dhe shpërndarjen e drogës. "Ministria e Brendshme është e vendosur të jetë një pengesë e besueshme kundër depërtimit të fentanilit në të gjithë Evropën", shtoi ai.
Vitin e kaluar, bashkëpunimi midis dy institucioneve çoi në një rritje të konsiderueshme të sekuestrimeve të substancave të rrezikshme dhe në hetime të përbashkëta të suksesshme që synonin trafikantët.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Zyra e shtypit e MPJ-së
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..