Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e kohës së sotme në Bullgari, mendjengushtësinë, frikën dhe nënshtrimin poshtërues, frymëzon edhe shpresë tek të rinjtë. “Made in EU” mori edhe vlerësimin e jurisë rinore të festivalit.
Çmimi special i jurisë për film artistik i shkoi filmit “Kopeja” me regji nga Millko Llazarov, i cili është pretendenti bullgar për “Oscar” këtë vit. “Kopeja” u vlerësua edhe me çmimin për muzikë – për Penka Kuneva, për kinematografi – për Kallojan Bozhillov, si dhe me çmimin e Shoqatës “Kritika” të Unionit të Kinematografisë Bullgare.
Çmimi për rolin mashkullor i shkoi Stojan Dojçev në filmin “Paketa e Përjetësisë”. Gergana Pletnjova u vlerësua për rolin kryesor femëror në filmin “Made in EU”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..