Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Varna, filmi “Made in EU” fitoi “Trëndafilin e Artë” të kinemasë bullgare për vitin 2025

Stefan Komandarev
Foto: BTA

Filmi “Made in EU”  me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e kohës së sotme në Bullgari, mendjengushtësinë, frikën dhe nënshtrimin poshtërues, frymëzon edhe shpresë tek të rinjtë. “Made in EU” mori edhe vlerësimin e jurisë rinore të festivalit.

Çmimi special i jurisë për film artistik i shkoi filmit “Kopeja”  me regji nga Millko Llazarov, i cili është pretendenti bullgar për “Oscar” këtë vit. “Kopeja” u vlerësua edhe me çmimin për muzikë – për Penka Kuneva, për kinematografi – për Kallojan Bozhillov, si dhe me çmimin e Shoqatës “Kritika” të Unionit të Kinematografisë Bullgare.

Çmimi për rolin mashkullor i shkoi Stojan Dojçev në filmin “Paketa e Përjetësisë”. Gergana Pletnjova u vlerësua për rolin kryesor femëror në filmin “Made in EU”.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..

botuar më 25-10-06 5.25.MD

Shkrimtarja e njohur nga Kosova Majlinda Bregasi prezanton në Sofje romanin e saj “Gërsheti i prerë”

Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..

botuar më 25-10-04 6.05.PD

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD