Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e rinj rifillojnë protestat për paga të mira

Foto: BGNES

Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të bllokojë një pjesë të trafikut në qendër të Sofjes.

“Arsyeja pse po protestojmë sot është sepse nuk po i përmbushin kërkesat e protestave të mëparshme. Institucionet dhe autoritetet nuk duan të na kushtojnë vëmendje”, tha mjekja praktikante Dr. Kalina Bozhillova për Nova TV.

Mjekët e rinj kërkojnë që paga e tyre bazë bruto të jetë 3.5 herë më e lartë se minimumi për vendin, dhe që infermierët, rehabilituesit dhe asistentët e mjekëve të marrin 150% të pagës mesatare për vendin. Ata gjithashtu kërkojnë që ndryshimet ligjore të miratuara në leximin e parë në verë me kushte më të mira të votohen përfundimisht, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Mjekët kërcënojnë të protestojnë çdo javë, sepse gjysmë viti pas fillimit të pakënaqësisë së tyre nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. “Jemi të lodhur nga premtimet boshe, zvarritjet, ndryshimet fiktive dhe shmangjen e përgjegjësisë. Duam veprime të vërteta dhe të menjëhershme”, deklarojnë ata.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN vlerëson pritjet e rritjes së Bullgarisë në vitin 2026 si pozitive

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..

botuar më 25-11-25 10.31.PD

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD