Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rifillon ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit

Foto: mtc.government.bg

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është pjesë e korridorit transportues “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” dhe e Korridorit strategjik №8.Në firmosje ishin të pranishëm ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilët udhëtuan për në Gjueshevo me trenin “Korona Ekspres”, së bashku me delegacionin qeveritar bullgar.

Zëvendëskryeministri Karaxhov theksoi se “dita e sotme ringjall një ide më shumë se njëqindvjeçare – lidhjen hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit”, projektet e para të së cilës datojnë që nga viti 1897. Ai kujtoi se në vitin 1942, linja arriti deri në Gjueshevo, por u ndërpre për shkak të luftërave dhe ndarjeve politike, ndërsa “sot Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë përgjegjësinë të përfundojnë atë që është nisur.” Karaxhov shpjegoi se pjesa hekurudhore e Korridorit №8 ka një gjatësi prej rreth 1 350 kilometrash, prej të cilëve 747 kilometra ndodhen në territorin bullgar, dhe Bullgarisë i mbetet për t’u ndërtuar vetëm segmenti i fundit kufitar – rreth 2.4 kilometra nga Gjueshevo deri në Deve Bair.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: mtc.government.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..

botuar më 25-11-05 10.32.PD

Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla

Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..

botuar më 25-11-05 9.35.PD

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..

botuar më 25-11-05 5.05.PD