Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të lindur”. Në krye të ekipit mjekësor është Dr. Georgi Nikollov, drejtues i një qendre mjekësore për mjekësi riprodhuese dhe një nga specialistët kryesorë në fushën e shëndetit riprodhues.
“Iniciativa e parë është në qytetin e Korçës. Ky është një rajon me shumë bullgarë”, shpjegoi ai për programin “Horizont” të BNR dhe shtoi se do të konsultohen çiftet përmes dokumenteve. “Në varësi të kushteve që do të na sigurohen, ndoshta do të ketë edhe kontrolle mjekësore”, shtoi Dr. Nikollov. Sipas tij, të gjitha shërbimet do të jenë pa pagesë për qytetarët shqiptarë që duan të përfitojnë nga ekipi bullgar. “Do ta kryejmë brenda një dite e gjysmë. Nëse gjërat shkojnë mirë, ndoshta do të krijojmë një skemë të rregullt për vizita në këtë rajon për të ofruar shërbime për çiftet me probleme riprodhuese”, përfundoi ai.
Rreth 15–16% e personave në moshë riprodhuese kanë probleme me shtatzëninë, dhe Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim, vuri në dukje Dr. Georgi Nikollov. Sipas tij, rruga që duhet të kalojnë këto çifte është mjaft e gjatë dhe shpesh stresuese, dhe kërkon shumë durim. Ai shtoi se pjesshëm mund të mbrohemi nga infertiliteti, por jo kundër të gjithë faktorëve modernë që mund të çojnë në të.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..