Me ftesë të kryetarit të Komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, Janaki Stoillov më datë 12 dhe 13 mars për vizitë zyrtare në Bullgari mbërritën përfaqësues të Komisionit për politikën e jashtme pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ata patën takime më ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin, me kryeparlamentarin Mihail Mikov dhe me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme dhe për siguri në Parlamentin e Bullgarisë. U theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një kusht për thellimin e partneritetit në sferën e bashkëpunimit regjional.Kryetari i Komisionit bullgar për politikën e jashtme Janaki Stoillov vuri në dukje, se presidenca bullgare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe Presidenca e Greqisë e BE-së krijojnë kushte të mira për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit niveli i shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë po rritet. Ekziston potencial dhe perspektiva për bashkëpunim dhe zhvillim të kontakteve ekonomike në sferën e energjetikës, ndërtimit të makinave, industrisë pushimore, turizmit, si edhe në sektorin financiar, saktësoi z. Stoillov.
Sipas deputetëve bullgarë prioriteti kyç janë projektet energjetike dhe zhvillimi i korridorit të tetë. U diskutuan mundësitë për import të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike nga Bullgaria për në Shqipëri.“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..